Kufjet 'marrin në qafë' të miturin në Durrës, përplaset nga treni, në gjendje të rëndë në spital

  • 5 years ago
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një lokomotivë ka përplasur një djalë të mitur i cili po kalonte shinat.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor në qytetin bregdetar. Ndërkohë i aksidentuari është në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit. Policia bën me dije se i riu me inicialet S.K. është i moshës 16 vjeçar. Mësohet se ai ka qënë me kufje në vesh në momentin që është përplasur nga treni. Kufjet dyshohet të kenë qënë arsyeja që i riu të mos degjonte borinë e trenit.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se në zonën ku ndodhi aksidenti i rëndë lëvizja e lokomotivës është me shpejtësi shumë të ulët, deri në 5 km/h dhe lokomotiva ka qënë manovor që shërben jo për vagona. Zona ka qënë e rrethuar me rrjetë dhe nuk dihet si i riu ka përfunduar në vendin ku u aksidentua. Ndërkohë policia ka shoqëruar makinistin e lokomotivës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Recommended