Basha-ndërkombëtareve: Gati për zgjidhje politike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga selia e Partise Demokratike pas perfundimit te protestes lideri i opozites mesazhin e tij ia drejtoi nderkombetareve.Lulzim Basha deklaroi se partneret e kane kuptuar tashme se largimi i Rames eshte i pashmangshem.Dhe per ta realizuar kete sipas kryedemokratit opozita eshte gati te sakrifikoje gjithcka. LULZIM BASHAKRYETAR I PDOrët dhe ditët në vijim, qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull. Për ata që ju shkon në mendje se në 30 qershor do ta mbysin demokracinë kjo nuk ka për të ndodhur. Forca jonë është bashkimi, qëndresa dhe përpallje dhe përballje do të ketë deri në fitoren e kësaj beteje. Ne jemi gati te sakrifikojme cdo gje.Le të ndalemi në një mesazh të qartë dhe të prerë. Shpresa dhe vendosmërie se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund, por po kështu paralajmërimi se kush mendon se me dhunën e krimit do të thyejë këtë vendosmëri gabon rënde dhe e pret vetëm përmbysja popullore.Basha leshoi thirrjen per kundershtarin e tij politike qe ti hape rrugen zgjidhjes politike.Por kreu i opozites beri te qarte se do te ulet ne dialog vetem pasi rama te kete lene zyren e kryeministrit.LULZIM BASHAKRYETAR I PD?Jemi gati që me të gjithë faktorët politikë të këtij vendi të nisim dialogun politik që do të bëjë të mundur largimin e njeriut që mban peng zgjedhjet e lira.Shkaktari do të largohet dhe kjo do t?i hapë rrugë zgjidhjes politike. Tani këtë nuk e dini të gjithë ju. E di e gjithë Europa, e di e gjithë bota. Beteja jonë po shkon drejt konkluzionit. Beteja jonë po shkon drejt stacionit tonë evropian.Ne fund kreu i partise demokratike persetriti se ditet e ardhshme jane vendimtare.

Recommended