Rama letër të pestë Bashës: Meqë keni protestë më 31 Maj, e shtyjmë mitingun e fushatës

  • 5 years ago
E ka nisur me një vlerësim për protestën e mbrëmshme të opozitës joparlamentare kundër tij, letrën e pestë publike me thirrje për dialog ndaj Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Demokratike. Kryeministri Edi Rama vlerëson faktin që protesta u mbajt paqësisht, dhe e sheh këtë si një hap domethënës pas.

Teksa pas tubimit, lideri demokrat shpalli 31 majin ditën e protestës së radhës, në të njëjtën ditë me çeljen zyrtarisht të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, thotë se shtabi elektoral i partisë Socialiste ka vendosur të shtyjë më 1 qershor mitingun e çeljes së fushatës. "Kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s?e kemi ne në dorë", shkruan Rama.

Kreu i qeverisë, në letrën e pestë publike ndaj Bashës, thotë se njëjtë siç po pakësohen ndjekësit e protestave të opozitës, njëjtë po "firojnë edhe shanset për dialog mes tij dhe liderit demokrat".

"Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende një mundësi të vogël për Dialog përpara se sa vetë ndjekësit Tuaj, t?Ju flakin të parin në ujrat thithës ku e keni futur qorrazi atë anije", - shkruan Rama.

Kryeministri thotë se opozita nuk ka arritur asgjëkundi me vendimet e saj të fundit, pasi jeta parlamentare po vijon edhe me djegin e mandateve dhe qëveria po njësoj po punon.

Kreu i qeverisë shkruan se kanë mbetur edhe pak ditë deri nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, dhe teksa opozita - siç ai shprehet - kërkon që "qielli ta përpijë përmes balonave që merrnin me vete në qiell parrullën e lodhur ?Rama ik", mazhoranca do të nisë fushatën.

Shefi i mazhorancës thekson edhe një herë se data e 30 qershorit "sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t?i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi". Ishte presidenti Meta shprehu gatishmërinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve nëse ka vullnet politik duke dorëzuar edhe mandatin e tij për zgjidhjen e krizës.

Recommended