Hapet këndi i dytë për fëmijë te liqeni, Veliaj: Mezi pres 4 vitet e ardhshme

  • 5 years ago
Parkut të Madh të Liqenit Artificial i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük, edhe nga përfaqësuesit turq falenderoi të gjithë ata që mundësuan krijimin e kësaj hapësire, që veç lodrave për fëmijë është i pajisur edhe me një kënd force për më të rriturit. ?E gjithë skuadra, si kolegët turq edhe ata shqiptarë, kanë bërë një punë me aq shumë dashuri, sikur secili ta kishte bërë për fëmijën e vet. Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve, që keni kontribuar në çdo cep të këtij këndi fantastik, që me gjasë, pasi të hapet dhe ta marrë vesh gjithë mëhalla, do jetë një ndër vendet më të frekuentuara e të suksesshme në Tiranë?, tha Veliaj.

Ai u shpreh i kënaqur që në këtë mandat të parë e nisi punën me të ardhmen e qytetit dhe po e mbyll po me ta, si mënyra më e mirë për të siguruar që gjenerata e tjetër të rritet e shëndetshme dhe me të gjitha kushtet për t?u arsimuar. ?Nuk besoj se kishte një mënyrë më të mirë për ta mbyllur këtë 4 vjeçar, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, se sa me një kënd lojrash për fëmijë. Ky është këndi ynë i 44. Pra, në rreth 44 muaj punë, kemi bërë nga një kënd në çdo muaj?, shtoi Veliaj.

Recommended