RTV Ora - Kush e këshilloi Metën? Rama bën ironi tregon filxhanin: Ja! O Zot o Zot!

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj e nisën ditën me një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative nr 2, në Tiranë.

Në tryezë ku po konsumohej dhe kafja e mëngjesit, kryeministri nuk mund të mos bënte ironi me kundërshtarët politikë por dhe me presidentin, Ilir Meta për të cilin la të kuptohet se ishte këshilluar nga kryetarja e LSI-së për të firmosur dekretin për anulimin e 30 qershorit.

Me një socialiste të ulur në tryezë Rama bëri sikur po lexonte filxhanin. Në fjalimet e tij politike të kohëve të fundit Rama i drejtohet kryetares së LSI-së me epitetin "fallxhorja".

Rama nis e shikon filxhanin dhe komenton: "Bashkohen dy rrugë që ecin paralele dhe bashkohen në fund. Në fund të rrugës mbetet një I prapa, është me kokë lart me pikë poshtë".

"O Zot! o Zot!" komenton Rama ndërsa të tjerët qeshin.

"Dike të lexosh" i thotë një mbështetëse socialiste duke qeshur. Në replikë Rama i thotë: "Unë piktor jam, me zhgarravina merrem gjithë ditën. Nuk është puna ta lexosh por ta intepretosh. Monika e interpreton. "

Më pas, Rama pyet deputeten Vasilika Hysi si po shkon komisioni për shkarkimin e presidentit.

Edi Rama: Vaso, si po shkon komisioni për presidentin, je aty?

Vasilika Hysi: Nesër kemi raportin dhe më pas ia dërgojmë seancës dhe e vendos seanca datën.

Edi Rama: Duhet çuar deri në fund ai proces sepse kjo është një hata kushtetuese dhe institucionale që.

Vasilika Hysi: Është hera e parë dhe është një proces që nuk ka ndodhur në parlament dhe po të shikosh arsyetimin që ka bërë për çdekretimin të vjen rëndë nga ana ligjore. Megjithatë jemi detyrur ta shqyrtojmë sepse brezat në fakt do na gjykojnë. Brezat do e gjykojnë. Nuk e di kush e ka këshilluar. E kanë këshilluar gabim

Edi Rama tregon filxhanin: "Ja ... ja ku është. Kushtetuta si happy summer, tigani sipër edhe o Zot!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kush-e-keshilloi-meten-rama-ben-ironi-tregon-filxhanin-ja-o-zot-o-zot
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended