RTV Ora - Atentat dy vëllezërve në Elbasan, njëri vritet

  • 5 years ago
#rtvora
Një 24 ?vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga një atentat në fshatin Murras në aksin Peqin- Elbasan, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur. Atentati ndodhi rreth orës 00:45 të 1 korrikut

Viktima është Klevi Baho ndërsa i plagosur Sandër Baho 30-vjeç. Në shënjestër të atentatit ishte vëllai i viktimës, por arriti që të shpëtonte me disa plagë në trup. Ndërsa Klevi Baho që mësohet se sapo kishte dalë nga burgu në Itali humbi jetën në vend nga plumbat.

Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre tip Audi me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automaiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ku mendohet se kanë qenë të paktën dy persona. Dy vëllezërve iu është zënë pritë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash duke bërë që njëri prej tyre të merrte plagë të renda dhe të ndërronte jetë në spitalin e Elbasanit.

Dyshohet se autorët i kanë ndjekur vellezërit pasi dinin të gjitha lëvizjet e tyre.

POLICIA INFORMON: "Rreth orës 00:45 të 1 korrikut, në fshatin Murras , të Elbasanit qarta janë plagosur shtetasit K.B., dhe A.B., ku shtetasi K.B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij shtetasi A.B., rreth 29 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën". Ështe ngritur një grup i posacëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/elbasan-plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-e-qellojne-ne-hyrje-te-shtepise
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended