Report TV Ekskluzive - Pasuria e Presidentit Meta, bleu vilë 60 mijë USD dhe e shiti 300 mijë euro

  • 5 years ago
Shqiptarja.com publikon pasurinë e plotë të deklaruar nga Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi (çift bashkëshortësh) nga viti 2003 deri në vitin 2018 si dhe mekanizimin e krijimit të pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare. Në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, Ilir Meta deklaron blerjen e një vile në Golem me vlerë 60 000 dollarë. Vila ka edhe një lulishte 327 m 2. Për blerjen e vilës Ilir Meta ka marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare me vlerë 60 mijë dollarë. Çfarë ndodh më pas dhe si e shton pasurinë Ilir Meta?

Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, vilën me vlerë 60 mijë USD, Meta e shet për 300 mijë euro. Më këtë lëvizje Meta fiton me rreth 250 mijë euro, ndërkohë që, gjatë kësaj kohë, nuk deklaron asnjë investim në vilën e tij që të justifikojë rritjen e vlerës. Mbetet mister se si Meta e ka justifikuar rritjen e vlerës së vilës me 250 mijë euro, a është hetuar nga ILDKP ky rast dhe në çfarë përfundimi ka dalë. Katër vite më vonë, në vitin 2010, Ilir Meta deklaron blerjen e një apartamenti në Rr. Barrikada Tiranë me sipërfaqe 200 m2 dhe më vlerë 400 mijë euro. Për justifikimin e blerjes së apartamentit, Meta deklaron se ka marrë një kredi 200 mijë euro tek Credins Bank si dhe 200 mijë euro i ka pasur cash, shumë e lartë kjo për t?u mbajtur jashtë sistemit bankar.

Në vitin 2018 Meta nuk rezulton të ketë detyrime për shlyerjen e kësaj kredie 200 mijë euro. Po gjatë këtij viti, pra në 2010, kur Meta ishte pjesë e qeverisjes së Sali Berishës, ka blerë vilën në Gjirin e Lalzit. Ai e deklaron vilën me dy kate dhe me sipërfaqe 317 metra katror. Meta nuk deklaron se sa është vlera e vilës, por thotë se këtë pasuri të paluajtshme e ka përfituar nga këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues me 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Recommended