Report TV -Vizita e anijes 'Fateh Al Khair 4'/ Veliaj: Tirana një qytet i hapur

  • 5 years ago
Kryeqyteti mirëpriti mbrëmë ekipin e ekuipazhit të anijes katariane me vela "Fateh Al Khair 4", që po viziton brigjet e Mesdheut për të promovuar Kampionatin Botëror ?Katar 2022?. Ndonëse një qytet jo bregdetar, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit zgjodhën Tiranën si një nga ndalesat e turit të ekuipazhit, për të përcjellë mesazhin se sporti, kultura, muzika dhe arti i bashkon kombet, pavarësisht ndryshimeve kulturore mes tyre.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi miqtë nga Katari, që nëpërmjet një anije të vjetër katariane, përpiqen të sjellin te qytetarët e vendeve të Mesdheut atmosferën që i pret të apasionuarit pas futbollit në Kampionatit Botëror 2022, i cili do të mbahet për herë të parë në vendet arabe.

Recommended