Ish polici u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën në ecje, si i zunë pritë autorët

  • 5 years ago
TIRANE - Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-policit 26-vjeçar, Santiago Malko, mbrëmjen e djeshme tek 'Xhamlliku' në Tiranë. Ai është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në makinën e tij në ecje e sipër. Autorët që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip furgon që ende nuk është gjetur. Ndërsa arma kallashnikov që dyshohet se u përket autorëve është gjetur brenda një tjetër makine që u dogj nga autorët pak pas ngjarjes në Ferras. Me këtë makinë ju pre rruga Santiago Malkos kur sapo doli nga lavazhi ku kishte hyrë të lante makinën por që rezultoi i mbyllur dhe u largua, ndërsa nga furgoni autorët qëlluan me breshëri.

Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar mbi 20 persona ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se fillimisht është shoqëruar një person me iniciale D.A por pas verifikimit ai është lënë i lirë. Autorët dyshohet se kanë shtënë drejt makinës së viktimës rreth një karikator kallashnikovi pasi e kishin ndjekur sapo kishte dalë nga lavazhi. Burime për Report Tv kanë bërë të ditur se autorët kanë vepruar me dy automjete, një që i ka prerë rrugën dhe një që ka hapur zjarr. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur në automjetin e Santiago Malkos.

Recommended