Report TV - Tusk: Shqipëria meriton negociatat, ja tre fiksimet e BE-së që duhet të plotësohen

  • 5 years ago
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk deklaroi sot nga Tirana se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të integrimit në Tetor. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, por kërkoi që të vijojë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi.

"Sot ju më thatë se e meritoj këtë medalje për mbështetjen e dhënë, këtë yll të madh. Medalja më e madhe do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Në sajë të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël, as në Tiranë dhe as në kryeqytetet e BE-së. Në qershor krerët e BE-së u angazhuan për një vendim të qartë me ju dhe Maqedoninë në Tetor. Po i afrohemi më shumë këtij momenti. BE-ja duhet të celë negociatat, si me Shqipërinë edhe me Maqedoninë.

Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar.

Për ndryshe projekti europian nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Integrimi i Shqipërisë dhe rajonit është në interes edhe të Europës, pasi nuk do të jetë Europë stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit. Këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të të ardhmes tonë, askush nuk po i bën askujt ndonjë nder" tha Tusk.

Recommended