PD nxjerr tjetër dokument: Mark Babani i arrestuar në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka publikuar dokumeta të tjerë që sipas saj, vërtetojnë se kryebashkiaku i Vaut të Dejës,Mark Babani ka qenë I arrestuar në Itali.Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi paraqiti dokumenta nga sistemi shtetëror i Burgjeve në Itali, që sipas tij, vërtetojnë se Mark Babani nuk ka qenë I arrestuar vetëm në 1994-ën por edhe në 1996-ën.Sipas Bardhit, në 1996-ën Mark Babani ka përdorur dokumenta me emrin Fatmir Babaj por që u zbulua nga autoritetet italiane.?Dokumenti që po paraqesim, që gjithashtu është nxjerr nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, ka një element plus, të cilin Mark Babani nuk mund ta mohojë. Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane. Kartela e arrestimit tregon qartë se Mark Babani me emrin Fatmir Babaj kishte shkelur dënimin e gjykatës për dëbimin e tij nga Italia si hajdut makinash në vitin 1994. Policia italiane bëri lidhjen se Fatmiri në foto dhe Marku i Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës janë i njëjti person. Ai u arrestua më datë 24 janar 1996 me identitetin e rremë Fatmir Babaj, dhe u mbajtë në burg deri më datë 27 Janar 1996, ku u provua se ishte Marq Babaj, i dënuar në Itali për vjedhje në rrethana rënduese të kryer në bashkëpunim.?Duke pohuar se dokumentat e publikuar janë autentikë, Bardhi I kërkoi prokurorisë që të veprojë pa asnjë vonesë.?Mark Babani është subjekt i ligjit të dekriminalzimit dhe duhet të procedohet menjëherë penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit. Çdo vonesë nga ana e prokurorisë tregon bashkëpunimin në krim të Arta Markut dhe varëtësve të saj në Prokurorinë e Përgjithshme.?

Recommended