RTV Ora - Tabaku: Proces ekstra, që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut

  • 5 years ago
#rtvora

Procesin me dy faza për negociatat, ku Shqipëria do të vlerësohet përpara konferencës së parë të zgjerimit nëqoftëse i ka plotësuar kushtet, e më pas do të procedohet me hapjen e negociatave, ish deputetja Demokrate Jorida tabaku, tha se ky është një mekanizëm I pa njohur më parë. Në një intervistë për RTV ORA, ajo tha se Bundestagu gjerman krijoi këtë rrugë, vetëm e vetëm për të shmangur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në proces.

Kushtet e CDU-CSU-së, sipas ish/deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, janë një dëshmi e dështimit të qeverisë. Ajo tha se për të shmangur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin integrues, Bundestagu gjerman krijoi një proces ekstra duke i verifikuar plotësimin e kritereve rrugës.

Tabaku: Nëse për të gjitha vendet që marrin statusin e vendit kandidat dhe hapen negociatat, më pas ka vetëm një konferencë ndërqeveritare, në rastin e Shqipërisë konferencë ndërqeveritare është me dy faza. Plotësimi i dy kushteve që lidhen me krizën aktuale. PD ka kohë që diskuton për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, si dy institucione që janë duke krijuar një problematikë shumë të madhe, sidomos me ligjet antikushtetuese që janë duke u miratuar dy vitet e fundit. Nga ana tjetër edhe shqetësimi që ne kemi pasur për zgjedhjet e 30 qershorit.

Bundestagu gjerman, e kushtëzoi me plotësimin e 9 çështjeve, ?Po-në? për hapjen e negociatave, por asnjëra prej tyre që lidhet me politikën, nuk kërkon angazhim të opozitës. Tabaku tha se kjo nxjerr ne pah faktin se është qeveria ajo që ka penguar integrimin.

Tabaku: Nëse ka një faktor që po e mban peng procesin e integrimit vit pas viti është qeveria.

Ish deputetja demokrate thotë se Bundestagu gjerman, shqetësim kryesor ngre krizën politike.

Tabaku: 8 muajit e fundit Shqipëria është në një krizë të fortë të brendshme politike, e cila duhet zgjidhur dhe Bundestagu kërkon që të merren hapat e nevojshëm.

Sa i përket reformës zgjedhore, ish deputetja demokrate tha se procesi duhet te jete gjithëpërfshirës, e në këtë kontekst u shpreh ajo nuk mund të ketë asnjë ligj apo kod pa pjesëmarrjen e PD-s.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tabaku-proces-ekstra-qe-shqiperia-te-mos-ndahet-nga-maqedonia-e-verit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended