Ora News - Basha: Rama nuk e do integrimin! Reforma zgjedhore nuk bëhet pa opozitën

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama është i vetmi person, fajtor për dështimin e negociatave me BE.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i opozitës deklaroi se Rama dështoi në dy mandate me integrimin dhe për këtë duhet të hapë krahun, që shqiptarët të mos paguajnë më faturën e dështimit të tij.

Basha: Me mënyrën si Rama po rrezikon rrugën shqiptare të integrimit, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët. Fajtor do jetë opozita, media, Evropa, partite politike evropiane, i vetmi që nuk do ketë asnjë faj do jetë vetvetja.

Fjalimin që ja parashikova para dy muajsh sapo e mbajti në parlament.

Është dështimi i tij personal, nuk është dështimi i shqiptarëve.

Ky dështim, ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do hapte negociatat dhe dështoi siç ka premtuar në çdo premtim tjetër.

Ky nuk është dështimi i parë, por dështimi më i freskët në kaosin dhe krizën ku e ka futur vendin.

Shqipëria është në krizë, shqiptarët po largohen, ndërsa kushtet e Evropës për Shqipërinë po shtohen, ndërsa vendet e tjera të rajonit po ecin përpara.

Edhe sot i iku përgjegjësisë. Rama fakton para shqiptarëve se ai nuk e do integrimin Evropian. Një vend që kërkon të bëhet anëtare e BE, në një vend të tillë një kryeministër që bën ligje për të vjedhur popullin e vet nuk zgjat dot as 24 orë.

9 kushtet e Bundestagut gjerman përbëjnë një udhërrëfyes për daljen nga kjo krizë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-rama-nuk-e-do-integrimin-deshtimi-mban-vulen-e-tij

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended