Festivali i birres

  • 5 years ago
Në Mynih të Gjermanisë po zhvillohet festivali më i madh i birrës, Oktoberfest. Ashtu si çdo vit vizitorët janë me miliona, nga e gjithë bota, për të shijuar birrën e vërtetë, por dhe të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme që zhvillohen.

Pjesë e festimeve janë dhe vajzat seksi me veshjen tradicionale bavareze, por me sjellje tërësisht ?moderne?. Madje disa prej tyre i kanë zëvendësuar rrobat me bojë, duke lyer trupin e tyre dhe natyrisht duke ndezur atmosferën. Alkool me shumicë dhe lëvizje provokuese, këtë vit Oktoberfest, duket se ka dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë spitalet janë mbushur plot me turistë të cilët kanë shkuar për të marrë ndihmën e parë, pasi e kishin tepruar me gotat e birrës. Oktoberfest mirëpriti rreth 6.2 milionë njerëz vitin e kaluar dhe u konsumuan më shumë se 7.5 milionë litra birrë.

Klan Plus

Recommended