Report TV - Ekspozohen 22 vepra arti për natyrën, artistët: S’duhet të qëndrojmë indiferent ndaj saj

  • 5 years ago
Skulptori Emanuel Koko edhe piktorja Blegina Hasko janë bërë bashkë për të ekspozuar 22 vepra arti në galerinë e artit ?Kalo?. Në ekspozitën ?Artisti dhe natyra? nëpërmjet veprave të artit vijnë dritat, hija, ngjyrat, format, profilet, siluetat edhe linjat e natyrës. Vet piktorja Hasko, e cila ka bërë edhe kurimin e kësaj ekspozite mendon se artistët mund të dekodifikojnë gjuhën e veçantë të natyrës me ndërhyrjet e tyre, si tek një gur apo një drurë me formë të ç'rregullt, por edhe në peizazhe a trille vizual. Prandaj, sipas Haskos, vëmendja e njeriut duhet që të jetë edhe më e madhe ndaj natyrës.

?Njerëzimi trajtohet si mrekulli, krijesë e nënës natyrë, madje si kryevepër inxhinjerike-biologjike, por edhe si kryevepër arti, për shkak të qenies estetikisht i përsosur. Natyra na befason me dritën e saj magjepsëse, hijet, ngjyrat, format, profilet, siluetat, linjat. Prandaj ne nuk duhet që të qëndrojmë indiferent ndaj saj?, shprehet Hasko.Veprat e skulptorit Emanuel Koko janë ekspozuar në hapësira publike brenda edhe jashtë vendit. Ndërsa, në këtë ekspozitë artisti sjell se si nga ndërhyrjet e tij në botën materiale që gjendet në natyrë, i jep jetë edhe shpirt një figure njeriu, kafshe apo shpendi.

?Ekspozita ?Artisti edhe natyra? trajton idenë, që një fragment i natyrës mund të interpretohet nga ne, duke e kthyer në art. Natyra është shumë e domosdoshme për ne, sepse aty gjejmë qetësi në jetën e përditshme, por edhe bëjmë interpretime të ndryshme?, shprehet Koko.

Ekspozita ?Artisti dhe natyra? do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në galerinë ?Kalo?.

Recommended