Report TV - Të rinjtë ngacmojnë dhe rrahin studentët e Ekonomikut, Kule Sherri ndodhi jashtë

  • 5 years ago
TIRANË-Pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në një prej sallave të Fakultetit Ekonomik janë futur në orën e leksionit dy të rinj duke u prezantuar si të dërguar nga dekani, por janë evidentuar nga studentët që nuk ishin pjesë e grupit të tyre. Në orën e mësimit ata kanë ngacmuar studentet duke sjellë konfliktin. Pedagogia përballë kësaj situate ka ndërprerë leksionin. Kur kanë dalë jashtë sallës të rinjtë kanë vijuar konfliktin me studentët, teksa disa prej tyre kanë pësuar lëndime.

Një prej të afërmve të njërës prej studenteve që ishte e pranishme në sallën e leksionit në momentin që ndodhi ngjarja tha për Report Tv se kanë qenë vetë studentet që kanë denoncuar rastin në polici. Ata thanë se në asnjë moment nga as nga pedagogia apo polici privat nuk kanë pasur asnjë mbrojtje. Dekani Dhori Kule u shpreh se ata nuk kanë qenë studentë të atij grupi, por kanë spekuluar duke u futur në emrin e tij. Ai tha se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të Fakultetit, ndërsa roja i kishte thënë pedagoges se përgjigjet për sigurinë brenda. Por ajo që të habit më shumë është deklarata e dekanit që tha se në sallë mund të futet kushdo.

'Në të gjitha ambientet ka shërbim të policisë private, por në ambientin ku ka ndodhur ngjarja, është policia e Qytetit Studenti. Pedagogia më tha se kur dola i thashë rojes se këta jashtë që po dalin kanë ndërmend ndonjë sherr. Ai tha se përgjigjem për situatën brenda, si duket ka qenë roja i godinës. Kudo ka roje, te salla që zhvillojmë seminaret në QS janë me roje. Kush i ka dërguar? Kanë spekuluar. Studentët nuk i kanë pranuar. Hyrja në sallë mund të guxojë kushdo të futet dhe nga apeli dalin ata që nuk janë. Ata nuk kanë qenë student të atij grupi.

Recommended