Bushati nuk e voton rezolutën ruse: Nuk jemi vend dordolec - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nisma e numrit dy te PS Taulant Balla per nje resolute kunder nderhyrjeve ruse ne zgjedhjet shqiptare, ka hasur kritiken e pare te forte nga brenda vete partise socialiste. Ish-ministri i Jashtem Bushati rreshtoi nje sere kritikash kunder rezolutes, duke refuzuar ta votoje draftin.TAULANT BALLAKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PSKam dëgjuar edhe diskutimet e brendshme të cilat argumentojnë që Shqipëria është immune ndaj dezinformimit Rus. Në fakt është një argument pa bazë për sa kohë Shqipëria dhe shqipëtarët kudo në rajon në bazë të narrativës Ruse janë objekt i saj.DITMIR BUSHATIISH-MINISTER I JASHTEMJu them mos ta fusim veten në ujëra të tubrullta që nuk e ka futur asnjë Parlament. Nuk ka një rezolutë të parlamenteve demokratike në Shqipëri pas ;90 që të jetë marrë me emra shtetesh. Koha kur ne i shpallnim luftë shteteve të ndryshme ka përfunduar më 8 dhjetor 1990, kjo është gjëja e parë.Gjëja e dytë është, supozojmë se jemi përballë një rreziku e kërcënimi. Tani unë kam një pyetje që është retorike në fakt sepse pyetjeve konkrete që bëra nuk u dha përgjigje kush. Në rast se ne jemi përballë këtij kërcënimi që nuk e identifikokan dot një mal me dokumente që janë në bankën e të dhënave të sigurisë kombëtare të këtij vendi. Në rast se nuk e kemi, çdo dy vjet ministria e mbrojtjes përditëson një dokument, që është dokumenti i strategjisë së mbrojtjes që është në bashkëpunim me NATO-n. Në mënyrë periodike rishikohet strategjika e sigurisë kombëtare. Pse nuk shkojmë te strategjia e sigurisë kombëtare, është pika jonë orientuese, është dokumenti i cili na orienton për mënyrën se si ne duhet të mbrojmë interesin tonë kombëtar dhe e ke klasifikimin e rreziqeve, ke terminologjinë, nuk flet strategjia e sigurisë kombëtare dhe nuk ka asnjë vend serioz në botë që të përmend emra shtetesh, flet për aktorë shtetërore dhe për aktorë joshtetëror.

Recommended