Ora News - Ekspozita e veçantë e Eduard Lear

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ekspozita e veçantë e Eduard Lear, i cili në pikturat e tij paraqet një shqipëri evropiane, është një tjetër atraksion që I shtohet Tiranës. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka vlerësuar riprodhimet e piktorit anglez që udhëtoi nga veriu në jug të vendit në shekullin e 19-të. Madje vendet që ai ka udhëtuar do t?u sugjerohen turistëve që do të vizitojnë vendin.

Blendi Klosi: ?Kemi ndërtuar tashmë një itinerar të ri turistik për vendin tonë se ku ka pikturuar Edëard Lear, ku ka qëndruar dhe për ta ofruar si paketë turistike edhe te turistët që vijnë sot, nga e gjithë bota?. Të realizojmë një vepër të hapur publike që turistët dhe shqiptarët të sodisin veprën e vjetër por të gjykojnë edhe mbi realitetin e ri.? - tha ministri Klosi.

Për Klosin momentet që ka sjellë Lear flasin për evropianizimin e shqipërisë edhe 200 vite më parë

Blendi Klosi: ?Në debatin e madh të Shqipërisë europiane të evidentojmë pas shekujsh momentet europiane të Shqipërisë. Edëard Lear ka qenë një piktor europian i cili vizitoi Shqipërinë dhe nëpërmjet teknikës dhe peisazhit të asaj kohe, ka fiksuar shenja të europianizmit shqiptar të rreth 200 viteve më parë, të një jete normale dhe një komuniteti që bëjmë shumë mirë që ta rivitalizojmë?
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/klosi-eduard-lear

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended