Basha: Sjellje kriminale ndaj banorëve të Unazës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lulzim Basha ishte tek Spitali I Traumes ku vizitoi të plagosurit nga përplasja në Unazën e Re këtë të martë.Lideri I opozitës tha se gjëndja e të plagosurve mbetet e rëndë.Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, janë dhunuar në mënyrën më barbare. Kam parë disa të moshuar në moshën mbi 70 vjeç, të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me grushta. Gra të alivanosura nga përdorimi genocidal i gazit lotsjellës. Pra, janë një numër i madh banorësh të lënduar, të traumatizuar. Një pjesë prej tyre ndodhen të shtruar, një pjesë prej tyre nuk janë të shtruar në spital. Dhe ne po marrim të gjitha masat për t?i dhënë ndihmën e nevojshme. Janë plagosur sipas raportimeve, janë lënduar edhe 5 efektivë të policisë të cilët janë larguar më pas nga Spitali Ushtarak pasi kanë marrë ndihmën e parë.Ai dënoi ashpër, atë që e quajti sjellje kriminale ndaj banorëve të Unazës së Re.Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes dhe ka një qëllim dhe vetëm një qëllim; të çonte drejt gjakosjes së qytetarëve, drejt përçarjes së qytetarëve, të çonte drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerët që kanë planifikuar tek i ashtuquajturi projekti i Unazës së Re.Është e rëndësishme që gjithë qytetarët ta kuptojnë sot se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi; qytetarët e Tiranës e dinë, shumë qytetarë të tjerë që nuk jetojnë në Tiranë e dinë se ky projekt nuk ka të bëjë me një rrugë të re. Është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale për transportin. Ishte një projekt vjedhje i denoncuar nga Partia Demokratike, i denoncuar nga qytetarë, i faktuar më vonë nga mediat prestigjioze botërore, siç është Zëri i Amerikës. Një projekt vjedhjeje me një kompani fantazëm dhe Edi Rama është i vendosur ta çojë këtë vjedhje deri në fund. Për ta çuar këtë vjedhje deri në fund, për të mbushur xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij nuk kursen as jetët e qytetarëve, as shtëpitë e tyre, as fëmijët e tyre, as shëndetin e tyre. Prandaj ky është një akt kriminal, është një krim i rëndë kundër jetës së qytetarëve, kundër jetës së tyre, krim i rëndë kundër banesave të tyre.Kështu, që së pari duke e thënë mjaft qartë se duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje kriminale paralajmëroi gjithsecilin përgjegjës për këtë nga urdhëruesit që qartësisht është Edi Rama, është Erjon Veliaj, janë ekzekutorët dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë dhe ju jap fjalën që nuk do të mungojë kur ata të përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare mbi qytetarët, mbi nënat, mbi baballarët, mbi fëmijët e tyre, me të vetmin qëllim për të mbushur xhepat e tyre me 40 milionë eurot e korrupsionit.Ky, tha Basha, është një project vjedhjeje me një kompani fantazëm, projekt që sipa...

Recommended