Ora News - Troshani pa energji

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një pjesë e fshatit Troshan në Lezhë prej tre ditësh është pa energji elektrike për shkak të djegies për herë të dytë në dy javë të transformatorit. Nga ana tjetër banorët thonë se luhatja e tensionit u ka dëmtuar pajisjet elektrike në shtëpi.

50 familje në Troshan të Lezhës prej tre ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Shkak për këtë situatë është bërë djegia e transformatorit që ishte zëvendësuar vetëm dy javë më parë.

"Para dy javësh e kemi sjellë, e kemi takuar mbrëmë dhe janë djegur të gjitha elektroshtëpiaket e shtëpisë."

Banorët ankohen se luhatja e tensionit dhe djegia e transformatorit u ka dëmtuar elektroshtëpiaket shumë familjeve.

"Më ka djeg të gjitha pajisjet."

"Me ardh me i ndërpre dritat vinë, me na dëmshpërblye jo. Ose me sjell një më të mirë."

Operatori i Shpërndarjes së Enegjise Elektrike thotë se është në dijeni të kësaj problematike të përsëritur në Troshan dhe po punon për zëvendësimin e transformatorit dhe rikthimin e energjisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/troshani-pa-energji

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended