Vëllezërit kosovarë nxirren të pajetë nga rrënojat e hotelit, 20 të vdekur nga tërmeti

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy vëllezërit kosovarë të mbërthyer nën rrënojat e hotelit 5 katësh në Durrës Tropikal 3 janë mes viktimave të tërmetit.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli.

?Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj!?, ka shkruar Pacolli.

Trupi i njërit prej tyre është nxjerrë dhe po punohet për nxjerrjen e tjetrit.

Vëllezërit ishin prej pesë ditësh në Shqipëri për punë. Në orët e para të ditës së sotme pas rënies së tërmetit dy të rinjtë nga Kosova ishin gjallë dhe kërkuan ndihmë përmes telefonit, por nuk arritën që të mbijetojnë.

Në vendngjarje ishin Ambasadori i Kosovës Nait Hasani dhe deputetët nga AAK, Donika Kadaj Bujupi dhe Ahmet Isufi. Me pas mberriti dhe ministri Cakaj.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vellezerit-kosovare-nxirren-te-pajete-nga-rrenojat-e-hotelit-20-te-vdekur-nga-termeti

Ndiqni raportimet live për tërmetin këtu: https://youtu.be/9lL5gtvhA3c
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended