Ora News - Skandalizohet stërnipi i Hasan Prishtinës: Ku t'i shkarkojmë ndihmat?

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Biznesmeni, Mehmet Prishtina, pasardhës i patriotit të njohur Hasan Prishtina ka udhëtuar nga Kosova për të qenë pranë qytetarëve të Durrësit dhe Thumanës që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së bashku më një përfaqësi prej 9 personash të tjerë nga fshati Polac dhe me tre kamionë me ndihma ai ka zbarkuar pranë kampit të improvizuar në stadiumin "Niko Dovana".

Por dëshirën e mirë dhe vullnetin për tu solidarizuar me vëllezërit dhe motrat e tyre nga Shqipëria ja zbehu ajo që Ora News e ka raportuar sot përgjatë gjithë ditës, çorganizimin total që po ndodh në atë kamp.

"Jam Mehmet Prishtina në cilësinë e përfaqësuesit të trungut familjar Hasan Prishtina. Kemi ardhur 10 veta. Kemi sjellë tre kamionë me ndihma, ushqimore, vëshëmbathje, batanije, gjëra elementare që i duhen një rasti emergjent. Nuk kemi prit organizim institucional sepse mendojmë se në raste emergjente duhet të organizohemi vetë.Kemi sjellë dhe 1500 euro. Por po vërejmë se këtu është një organizim i çorientuar, kemi një orë e gjysmë që sorollatemi rrugëve dhe nuk dimë ku të dorëzojmë ndihmat. Shpresojmë se ndihmat mos të keqpërdoren sepse kemi përgjegjësi morale.Kemi dhe mesazh nga bashkësia lokale ku 30-50 familje mund të strehohen në fshatin tonë.Jemi shumë të prekur. Më kthehet kujtesa e vitit '99 ku gjithë Shqipëria hapi dyert për ne. Ne jemi të gatshëm të kthejmë atë ndihmë" tha ai për gazetarin e Ora News, Altin Sulçe.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/skandalizohet-sternipi-i-hasan-prishtines-kemi-sjelle-3-kamione-me-ndihma-nuk-na-thone-ku-ti-shkarkojme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended