Dorjani: Shtepia ishte e copetuar nga 400 anet e murit, por ekspertet thane se ishte e banueshme

  • 4 years ago
Mëngjesin e së martës (26 Nëntorit), Dorjan Greku kishte kaq shumë thirrje të humbura sa e ka të vështirë të kujtojë se cila ishte telefonata e parë, apo e fundit që e njoftoi për shembjen e pallatit ku jetonin familjarët e tij. Lajmi që e tronditi ishte se e gjithë familja ndodhej nën rrënojat e pallatit ku jetonin, në Thumanë.

Dorjani kishte më pak se dy muaj që jetonte në Francë, ku kishte shkuar për një jetë më të mirë dhe kishte kërkuar azil. Pikërisht nga Franca mori vesh se një tërmet i fuqishëm që do t?i shuante atij të gjithë familjen, babain Pëllumb Greku, nënën Çelike Greku dhe vëllain 31-vjeçar Sajmir Greku.

I tronditur dhe me shpresën se nuk kishte ndodhur ajo që i druhej, ai braktisi Francën dhe u nis drejt Shqipërisë. Kur shpresat për prindërit u shuan, drita e vetme në fund të tunelit u duk sikur ishte jeta e vëllait të tij, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat. Por Sajmir Greku ndërroi jetë pak orë më vonë në spital, duke bërë që Dorjani të përjetonte një tragjedi të trefishtë.

Në një intervistë ekskluzive për tvklan.al, mes lotëve Dorjan Greku rrëfen momentin kur mori vesh lajmin që do t?i ndryshonte jetën, kthimin drejt Shqipërisë, por jo vetëm. Ai tregon edhe për dëmtimet që kishte pësuar shtëpia e tyre nga tërmetet e mëparshme. Dorjani thotë se tërmeti i Gushtit të 2018-s kishte shkaktuar dëmtime të shumta në pallatin ku ata jetonin. Ai tregon se ekspertët që kishin shkuar për të parë banesën e tyre kishin dalë në konkluzionin se banesa kishte vetëm dëmtime të suvasë dhe ishte e banueshme.

Recommended