Sensibilizim per termetin, Rama ne “Porta a Porta”

  • 4 years ago
Edi Rama zgjodhi emisionin ?Porta a Porta? të Bruno Vespës, një nga më të ndjekurit në Itali, për të sensibilizuar shtetin fqinj për dhënin e ndihmës për të përballuar kostot e tërmetit.

Rama tha se kishte marrë mbështetjen e shumë liderëve të pranishëm në samitin e NATO-s, por këshilla e moderatorit Vespa ishte këmbëngulja për të bërë që fjalët të kthehen në vepra dhe mbështetja të konkretizohet në vepra.

Kryeministri foli dhe për projektin e rindërtimit të zonave të prekura me rëndë dhe këtu Vespa ka një tjetër këshillë për të ndjekur një nga zonat e prekura më rëndë në Itali nga tërmeti i 1976 në Friuli.

Për herë të parë, Rama pranoi se mes viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit ishte dhe e dashura e të birit.

Tv Klan

Recommended