Ora News - Rama takim me gratë e burgosura, tregon debatin për aministinë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Të 56 gratë që përfitojnë nga projekligji i amnistisë duhet të presin miratimin e kësaj nisme në paralment në fund të janarit. Gratë të cilat vuajnë dënimin në burgun 325 në Tiranë treguan edhe historitë e tyre në takimin me kryeministrin Rama, edhe pse në fillim hezituan

Kreu i qeverisë tregoi edhe debatet në Këshillin e Ministrave për amnistinë e grave, pasi vetë Rama kërkonte që të kishte më shumë gra të cilat do të përfitonin.

?Mbase kjo nuk është shumë korrekte për tu thënë publikisht por unë kam bërë shumë debat me të gjithë ekipin e amnistisë sepse do të kisha dashur të kishte edhe më shumë ulje për disa prej jush që kanë kryer krime shumë të rënda. Jo për të justifikuar krimet, vrasjet e burrave, por për një arsye tjetër. Arsyen se unë besoj fort që kur një grua arrin në ekstrem përtej faktit që kryen një krim të dënueshëm ka mesiguri 1001 arsye e plagë në mëndje dhe shumë kujtime të hidhura në trup që e çojnë në atë pikë. Megjithatë përtej kësaj më duhet të them që predispozita e ministres ka qenë maksimale. Kufizimi në këtë pikë i ka të gjitha arsyet ligjore dhe morale.?

Edi Rama doli në mbrojtje të grave në rastet ku në seancat gjyqësore mes burrave dhe grave, gjyqtarët në shumicën e vendimeve përkrahin gjininë mashkullore. Për ta kishte një paralajmërim, reformën në drejtësi.

Edi Ramës, jo si kryeministër, por si piktor në ambjentet e burgut i la mbresa një nga pikturat e të burgosurve dhe premtoi se në vizitën tjetër do ta blejë.

Pas tërmetit Kryeministri ndihet më afër Kishave dhe Xhamijave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-takim-me-grate-e-burgosura-tregon-debatin-aministine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended