Prinderit ndahen, femija 4 vjec perfundon ne jetimore ne Gjermani

  • 4 years ago
?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan solli sot historinë e vështirë të Valbonës. Në studio, ajo ka rrëfyer se shkaktare për situatën e saj sot është motra e saj sepse ajo e prezantoi me ish-bashkëjetuesin. Lidhja me partnerin zgjati shumë pak, por gjatë asaj kohe në jetë erdhi një vajzë që ata i vendosën emrin Arianita.

Sipas Valbonës, partneri i saj ndryshoi karakter, nuk ishte më i pari dhe midis tyre filluan problemet dhe konfliktet, që e detyruan atë të vendosë të largohet nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë. Partneri Ganiu hapi gjyq dhe i mori kujdestarinë e vajzës, por pak kohë më vonë ai nuk mundi dot të kujdeset për vajzën dhe e dërgoi atë në jetimore. Sot vajza 4-vjeçare ndodhet aty, pavarësisht se dy prindërit e saj jetojnë dhe janë në gjendje që të kujdesen për të.

Recommended