Ligji Anti-Mafia, SPAK sekuestron pasuritë e Bledar Seferit dhe bashkëpunëtorit të tij italian

  • 4 years ago
TIRANE- SPAK i ka vënë sekuestron pasurisë së Bledar Seferit i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe bashkëpunëtorit të tij italian Giovanni Di Cosimo i arrestuar në Durrës rreth një vit më parë, i cili konsiderohet si një ndër personat kryesorë të trafikut të drogës në zonën e Barit.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion i ka bllokuar italianit Giovanni Di Cosimo 9 asete pasurore, mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë ?. Ndërkohë që familjarëve të Seferit i janë sekuestruar 4 llogari bankare me vlerë rreth 50 mijë ?.

Recommended