Manovrat me makinë i rrezikuan jetën vëllait tim,vetëdorëzohet i riu që plagosi dajë e nip në Kurbin

  • 4 years ago
KURBIN- Kur nuk kanë as 24 orë nga plagosja në Kurbin, autori që plagosi mbrëmë dajë e nip, Aurel Shurbin është vetëdorëzuar në polici.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se shkak i konfliktit që çoi në plagosjen e Agron Memës, 50 vjeç dhe Klevis Leka 30 vjeç, ka qenë një konflikt i tre ditëve më parë, e për pasojë autori është hakmarrë. Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 23:00, në vendin e quajtur Ura e Drojës në Kurbin ku morën plagë në pjesën e këmbëve Agron Mema 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka 30 vjeç, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Recommended