Report TV -Pse nuk dha opozita kontribut financiar? Ndoka: Mbështetëm moralisht mjekët

  • 4 years ago
Kritikat në lidhje se mosmbështetjen financiarisht në këtë krizë pandemia, Ndoka tha në "Report TV" se opozita i mbështeti mjekët moralisht dhe se detyroi Ramës t'u jepte shpërblim.

"Ishte opozita ajo që denoncoi maskat e skaduara një krim njerëzor ndaj bluzave të bardha dhe opozita dha një ndihmë të çmuar. Ky është kontributi më i madh që opozita dha. Basha ka mbajtur goxha peshë në këtë periudhë pasi ishte i vetmi institucion funksional dhe në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe ndërkombëtarët duke u kërkuar mbështetje në radhë të parë për bluzat e bardha. Ne kishim një kryeministër që u mbyll në bunker dhe vendosi të mos qeveriste. Opozita mbështeti moralisht bluzat e bardha dhe detyruar dhe kryeministrin t'i vlerësonte mjekët dhe t'i jepte dhe shpërblimin e tij edhe pse tallës. Ky është kontributi i opozitës dhe çdo njeri ka dhënë ndihmën e vetë aty ku e shikon të nevojshme", tha Ndoka.

Recommended