Lëkundet KÇK-ja në drejtësi, 38 dosje abuzimesh të prokurorëve në tavolinën e Olsian Çelës!

  • 4 years ago
Drejtësia e re jep sinjalet e para të ndëshkimit të praktikave abuzive brenda saj. Komisioni i Disiplinës pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjatë vitit 2019, ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme 38 dosje abuzimesh të prokurorëve gjatë dhe jashtë ushtrimit të detyrës. Dosjet janë përgatitur dhe kanë kaluar në tavolinën e kryeprokurorit Olsian Çela në bazë të ankesave që qytetarët dhe institucione publike kanë bërë në KLP për sjelljet e paligjshme të prokurorëve të caktuar, të quajtur ndryshe edhe si KÇK (kap çfarë të kapësh). Gjatë vitit 2019, Komisioni Disiplinor në KLP, ka shqyrtuar 280 praktika të denoncuara si korruptive të prokurorëve, por 38 janë vlerësuar për t?u hetuar më tej. Të dhënat reflektohet në një raportin e punës vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2019.

Recommended