COVID 19/Projektet e pezulluara në kinematografi, nga Festivali i Kanës në “Casa del cinema” në Romë

  • 4 years ago
Qendra Kombëtare e Kinematografisë për shkak të pandemisë COVID 19 ka anuluar disa aktivitete ndërkombëtare. Pjesëmarrja në Festivalin e Filmit në Kanë është anuluar, dy projektet ?Ditët e filmit shqiptar në Shkup? dhe ditët e filmit shqiptar  "Casa del Cinema" në Romë janë shtyrë. Ndërsa, projekti ?Efa young Audience Award?, i cili do të organizohej gjatë muajit prill në Tiranë është anuluar.

Cilat janë projektet që kishit planifikuar deri në mbyllje të sezonit janar-qershor 2020 dhe cilat janë pezulluar për shkak të COVID-19?

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila zhvillon aktivitetin e saj në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, ?Për kinematografinë? të ndryshuar, ka si objekt kryesor të aktivitetit të saj mbështetjen financiare të projekteve kinematografike. Në përmbushje të detyrave

të saj ishin planifikuar të zhvilloheshin edhe këto projekte të cilat janë shtyrë/anuluar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19:

1. Është anuluar projekti ?Pjesëmarrja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me pavijon në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, edicioni i 73-të?.

2. Është shtyrë projekti ?Ditët e filmit shqiptar në Shkup?, i cili do të organizohet me iniciativën dhe bashkëpunimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup Maqedoni.

3. Është shtyrë projekti ?Ditët e filmit shqiptar në "Casa del Cinema", në Romë?, i cili do të zhvillohet në Itali?, në bashkëpunim me Fondacionin ?Oçhio blu?, në Itali.

4. Është anuluar projekti ?EFA YOUNG Audience Award?, i cili do të organizohet në Tiranë, në datën 26 Prill 2020.

Recommended