KLGJ vazhdon te mbaje te mbyllura gjykatat | Lajme - News

  • 4 years ago
Institucione e biznese në mbarë vendin janë hapur, por gjykatat penale dhe administrative të të gjitha shkallëve, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ky paradoks është pasojë e mbajtjes në fuqi të një vendimi të marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor afro 1 muaj më parë, në pikun e pandemisë.

Sipas këtij vendimi, në gjykata po zhvillohen vetëm procese që cilësohen të ngutshme.

Që nga shpallja e pandemisë ishin planifikuar të zhvilloheshin 8,689 seanca penale dhe civile, por 900 % e tyre u pezulluan, bazuar në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Avokatët thonë se bllokimi i gjyqeve e ka mbingarkuar sistemin. Sipas avokatëve, shtyrja e proceseve mund të sjellë konflikte mes palëve që kërkojnë zgjidhje në gjykata.

Pezullimi i proceseve ka shkaktuar probleme të ndryshme edhe për biznesin. Tv Klan iu drejtua zyrtarisht edhe Këshillit e Lartë të Gjyqësorit se kur do të nisë funksionimi i gjykatave, por nuk mori përgjigje.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended