Këngëtari Bujar Qamili, ja cilat janë emocionet më të mëdha që kam përjetuar në skenë

  • 4 years ago
Ai është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore shqiptare, me një karrierë mbi 40 vjeçare, i cili me zërin dhe muzikën e tij, ka gëzuar jo pak herë shqiptarët. Në një intervistë në emisionin ?? Rreze Dielli??, Bujari rrëfeu disa të pathëna mbi karrierën e tij të gjatë, ëndrrën për të qenë një këngëtar i madh dhe emocionet që ka marrë gjatë kësaj kohe, nga publiku. Emocione të cilat i kujton gjthmonë dhe ndjehet krenar, siç është edhe ky rast që tregoi gjatë intervistës në ?? Rreze Dielli??:

?Për momentin po më kujtohet një koncert me Ardit Gjebrën në Londër, aty policia kishte vën një prag hekuruash që mos kalonin njerëz, aty në moment kam parë një plakë e moshuar mbi të 80, që ka hipur sipër saj dhe ka kaluar policinë dhe ata absolutisht nuk I thanë asgjë, vetëm që të bënte një foto me mua, erdhi me lot në sy duke qarë, donte të bënte një fotografi me mua ta kishte një kujtim të bukur prej meje sepse më tha: ?Gjatë gjithë jetës time kam qenë fanse e juaja?,dhe kjo më ka mbetur si një nga emocionet e mëdha të skenës.

Recommended