Qytetaret e Vlores kunder mitingut te Berishes (13 Maj 2000)

  • 4 years ago
Në qytetin e Vlorës fillojnë protestat kundër vizitës së Berishës. Partia Demokratike le të vijë në Vlorë por pa Berishën. Nën këtë moto në sheshin " Artur Rustemi" të qytetit të Vlorës janë mbledhur sot rreth orës 10:00 qytetarë vlonjatë. Kryetari i Partisë Socialiste Niko Veizi ka deklarur për Televizionin Klan se mitingu është organizuar nga shoqata jo qeveritare si ajo e "Otrantos", e "Veteranëve", "Gruas vlonjate" e të tjerë.
Por pavarësisht nga kjo duket se tubimi i sotëm nuk i është shmangur dot karakterit politik. Gjatë këtij tubimi kanë dominuar parrullat kundër Berishës ndërsa ka patur dhe thirrje të tipit "të ruajmë Vlorën larg nga konflikti dhe provokacionet e Berishës". Shqetësimi i qytetarëve të grumbulluar sot thotë Veizi, lidhet me vizitën e nesërme të Berishës në Vlorë. Qytetarët vlonjatë thotë kreu i Partisë Socialiste nuk janë kundër ardhjes së liderve të Partisë Demokrtike në Vlorë por ata janë kundër ardhjes së individit Berisha.
Aryeja që njerëzit e grumbulluar sot në Vlorë nuk duan të shkojë Berisha atje është se ata duan përgjegjës kreun demokrat për ngjarjet e ndodhura në vitin 1997 në këtë qytet. Lidhur me tubimin e organizuar sot në qytet është prononcuar për Televizionin Klan dhe sekretari i Marrëdhënieve me Publikun pranë Partisë Socialiste Luan Rama:
Gazetarja: Zoti Rama, a ka udhëzim në qendrën e Partisë Socialiste për mitingun e zhvilluar sot në Vlorë i cili sapo ka mbaruar?
Luan Rama: Jo, nuk ka asnjë lloj udhëzimi për të organizuar mitingje sepse ne ciklin e kontaktit me mitingje dhe elektoratin e kemi lënë për në momentin kur do të fillojë konkretisht të diskutojmë për alternativat dhe zgjidhjet që ofrojmë për pushtetin lokal, por di që ka patur grumbullime njerëzish, qytetarësh të shqetësuar që vënë në dijeni struktura të partisë dhe struktura të shteti që veprojnë në Vlorë, për njerëz të armatosur dhe banditë të njohur që janë në kërkim nga Policia të mbledhur nga disa rrethe të vendit që kanë vajtur dhe që aktualisht janë në Vlorë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended