Si e paralajmëroi Berisha në 2016 lidhjen mes Veliajt dhe të ndaluarit si anëtar i Ndraghetas

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Antimafia Italiane ka vënë nën hetim me akuzën e bashkëpunimit me grupe mafioze e përvetësim të paligjshëm fondesh , ish kryetarin e bashkisë së Veronës, Flavio Tosi mikun e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Lidhjet direkte të Ramës dhe Veliajt me kompaninë mafioze italiane të lidhur direkt me organizatën mafioze Ndragheta pati denoncuar në 2016 nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha pati publikuar në Parlament foto dhe dokumente që sipas tij zbërthenin aksionet e mafiozëve italianë në kompaninë që Rama i kishte dhënë monopolin e plehrave në Tiranë.

Sali Berisha: Pse nuk vjen dekreti i plehrave këtu? A nuk është kjo një shkelje e Kushtetutës, e cila detyron përparësi absolute në trajtimin e dekreteve. E dini pse? Ja u them unë çfarë ndodh. Sepse këtu ka një miksturë të tmerrshme të mafies shqiptare me mafien italiane, të denoncuar zyrtarisht jo vetëm nga pala shqiptare, por dhe nga pala italiane, nga autoritetet italiane. Më 22 qershor 2016 u themelua në Tiranë kompania ?Eco Albania?. Kjo kompani është bashkëpronësi e Bashkisë së Tiranës (51%) dhe kompanisë ?ASGM Holding Albania? (49%).

Aktualisht, kjo kompani ka një kontratë ekskluzive me Bashkinë e Tiranës, që synon ingranimin e saj në formë monopoli në trajtimin e mbetjeve të qytetit. Aksionari AGSM-Holding-Albania në dukje është një kompani e Bashkisë së Veronës, por zbardhja e interesave përbërës të kësaj kompanie zbulon se ajo është e ndarë në: AGSM Verona ? 75% dhe AMIA ? Verona 25% Kompania AMIA-Verona përfaqësohet nga shtetasi Andrea Miglioranzi dhe është kompani private, e cila ka një akses të veçantë në Bashkinë e Veronës.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/si-e-paralajmeroi-berisha-ne-2016-lidhjen-mes-veliajt-dhe-te-ndaluarit-si-anetar-i-ndraghetas

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended