Report TV- Nominohet për konkursin “Mies Van der Rohe”, arkitekti: Neglizhenca, pasoja katastrofike!

  • 4 years ago
Arkitekti Saimir Kristo është përzgjedhur si ?Nominues i pavarur?, për të përfaqësuar Shqipërinë në konkursin evropian të arkitekturës ?Mies Van der Rohe?. Arkitekti edhe dizajnuesi urban na rrëfen se në fokus të përzgjedhjes së tij janë vlerat e larta etike në projektim.

?Si nominues i pavarur, për herë të dytë, kam mundësi të zgjedh në mënyrë të lirë projekte, që unë i konsideroj të vlefshme, realizuar gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri. Në vëmendje për të nominuar kam projektet edhe arkitektët, që kanë kontribuar në sjelljen e një projekti, që mbart vlera etike në profesion. Ky është elementi themelor?.

Përgjatë dy viteve Kristo ka udhëtuar nëpër Shqipëri, për të zbuluar arkitekturën bashkëkohore. Megjithatë, projektet cilësore sipas tij, janë të pakta.

?Mua më pëlqen të udhëtoj dhe të zbuloj arkitekturën modeste, të përulur në sensin e mirë të fjalës. Kemi shpesh projekte pompoze. Por, sfida ime është të gjejë projekte të vogla në përmasë, por të mëdha në vlerë arkitektonike. Do të konsideroja shumë banesat individuale, komoditetin në banim, por edhe një pastërti mendimi. Një nga hapësirat që mund të mbarte vlera të tilla është ?Shëtitorja e re? në Shirok të Shkodrës?.

Këto pasoja katastrofike në projekte, sipas tij, ndodhin për shkak të zhvlerësimit të profesionit të arkitektit.