Report TV - Evazion fiskal në bregdet me fatura 'fake'

  • 4 years ago
Në ditët e para të fillimit të sezonit veror, baret dhe restorantet në bregdet kanë filluar abuzimet me kuponët tatimor. Në redaksinë e Report TV kanë mbërritur denoncimet e para, nga qytetarë të cilët kanë kuptuar faktin se bizneset ju kanë dhënë fatura ?fake?.

Në pamje të parë kuponi i lëshuar është krejt normal por në të vërtetë ai është një kupon pa vlerë ligjore dhe jo tatimor, pasi nuk njihet vlera e TVSH-së prej 20%. Kuponi i lëshuar është jo i rregullt, pasi në të nuk shkruhet emri i biznesit, adresa, NIPT-i i tij, nuk është e shkruar fraza ?kupon tatimor?, vlera pa TVSH, apo numri i regjistrit elektronik i faturës. Të gjithë këto janë pjesë përbërëse të një kuptoni të rregullt. Ndërsa në faturat që janë sjellë në Report TV, të gjithë këto detaje mungojnë dhe në të janë të paraqitura vetëm ora, data, numri i tavolinës dhe porositë e bëra me vlerën e tyre.Bizneset që po kryejnë evazion fiskal që në ditët e para të hapjes së sezonit turistik janë edhe një hap para administratës tatimore e cila po punon për implementimin e sistemit të ri për kontrollet në terren. Ndryshe nga vitet e kaluara inspektorët tatimor këtë vit do të jenë të pajisur me tabletë dhe GPS- si një alternativë e përzgjedhur për të shmangur ryshfetet në terren. Inspektorët do të gjurmohen për vendndodhjen e tyre dhe administrata Tatimore në çdo kohë do të evidentojë vendndodhjen si dhe kohën e qëndrimit në subjekt, apo edhe masat që merr ndaj biznesit.

Recommended