Nga e hena rinisin fluturimet |Lajme-News

  • 4 years ago
Duke nisur nga e hëna e ardhshme Shqipëria do të rinisë fluturimet ajrore me të gjitha vendet ku lejohet lëvizja. Njoftimi zyrtar u bë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas së cilës fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të kryhen nën masa të rrepta sigurie për të frenuar përhapjen e Covid - 19.
Vendimi u mor pas rekomandimit të dhënë nga Komisioni Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit nga data 1 korrik.
Kështu, përgjatë javës që nis nga 22 qershori, operatorët e transportit ajror në Rinas duhet të marrin masa për të mundësuar rezervimin e fluturimeve sipas skedulimit për vetëm për vendet ku lejohet lëvizja.
Nga shoqëritë ajrore kërkohet zbatimi i protokollit të sigurisë për të garantuar shëndetin e udhëtarëve. Po ashtu ata do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët rreth kufizimeve të mundshme për fluturimet nga Rinasi drejt destinacionit të synuar. Ndërkaq përgjegjës për monitorimin e këtyre masave është Autoriteti i Aviacionit Civil.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended