Bilanci në 3 muaj/ Sekuestrohen vetëm 300 rrënjë kanabis në Gjirokastër, në pranga 10 persona

  • 4 years ago
Dikur Gjirokastra ishte një nga zonat më problematike në kultivimin e kanabisit, ndërsa sot sipas raportimeve të policisë kjo zonë po hiqet nga harta e kultivimit të drogës.

Në tre muaj operacione policore kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Gjirokastër janë sekuestruar vetëm 300 rrënjë kanabis sativa, shumica janë kapur në zonën e Tepelenës.

Pas nuk ka ngelur as Këlcyra, ndërkohe që po ti referohemi shifrave me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, forca goditëse e policisë ka qenë e njëjte por me rezultate shume here me të mëdha vitin e kaluar sesa këtë periudhe.

Sipas autoriteteve vendore të policisë kjo shpjegohet me faktin e ndërgjegjësimit nga njëra anë e individëve, por edhe me sensibilizimin është bërë nga autoritetet që mos të rezultojë më njollë e zezë.

Ne territoret ku dyshohej se ishin mbjellë me kanabis si në Kurvelesh, Kalivaç apo dhe ne Cepo, hapësirat me kanabis mungojnë ndërkohë që kanabisi i kapur deri me sot rezulton veçse në oborret e banesave dhe hapësira të vogla mes pyjeve të identifikuara nga ajri përmes droneve të policise.

Në të gjitha aksionet e ndërmarra deri me sot nga Policia Vendore janë vënë në pranga 10 persona. Aksionet policore ndërkaq vijojnë ende në bazë të në plani masash apo dhe raportimeve nga terreni.

Recommended