“Do iki fare”, Lame debat me Bollanon, Çani ngre zerin: Po pse me ben presion kështu?!

  • 4 years ago
Mbrëmjen e kësaj të premteje në ?Zonë e Lirë? në TV Klan, i ftuar ishte kreu i ALUIZNI-it Artan Lame për të diskutuar mbi debatin ende të nxehtë për pronat në Himarë.

Na ana tjetër në një lidhje Skype, Priamo Bollano, ish drejtori i regjistrimeve të pronave në Himarë i cili u shpreh qartë se ligji i quajtur 20/20, është një ligj që sipas tij po shpërfill pronarët e vërtetë të pronave në jug dhe po lë hapësirë për manipulime.

Kaq ka mjaftuar që të ndizet një debat mes tij dhe Lames, për të cilin është dashur ndërhyrja e Arian Çanit.

Bollano: Këta pronarë që kanë grabitur tokat, kanë marrë nga hipoteka tituj pronësie , kur himarjotët dhe gjithë bregdetasit nuk kanë marrë asnjë titull pronësie, ky është realiteti?

Lame: Jo, jo Çani, një minutë, tapitë e tokës së qytetarëve do i japë ky ligj, nëse vazhdoni.. vazhdojeni vetë?

Çani: Jo fjala jote, do bëjmë debat apo jo?!

Lame: Jo unë këto tryeza i shfrytëzoj për të sqaruar njerëzit, jo për t?i bërë më lëmsh? e kanë marrë tokën?

Bollano:Kush ka marrë tokë?

Lame:Jo me zotërinë të lutem, jemi në regjistra të ndryshëm. Jam gati ta mbyll fare le të vazhdojë zotëria, po më tha dhe një gjë iki?

Çani:O Lame fillove tani?

Lame:Jo pra tani më ler, se po flasim në regjistër të ndryshëm, dhe kemi dhe 15 minuta?

Çani:Jo kemi më shumë?

Lame:Çani mos i merrni në qafë këta njerëz?

Çani:Po ç?ke mo do flasësh, je në studio, Bollano është në Skype, është 85 vjeç, është njeri i nderuar, është profesionist i fushës. Bollano mund ta adresosh problemin?

Bollano:Lamja nuk ka lidhje me agjencinë e bregdetit po ka lidhje me administrim e kadastrës që ka kartelat e tokave?

Lame:Nuk i ka akoma, me këtë po merret.

Bollano: Çdo njeri që do merret me tokat, ka të bëjë me Lamen prandaj mos t?i shesë këto gjëra, broçkulla i themi ne andej?

Lame:Po i respektoj moshën?

Çani:Mos ia thuaj 100 herë o burrë, Bollano Lame po thotë që ende s?kemi filluar të marrim në dorëzim këto kartela, mos ndoshta po i paragjykoni?

Lame:Ata njerëz atje rrinë me ato letrat e xhepit dhe terrorin se mos ua vjedhin se letra xhepi janë, këto po kërkojmë të bëjmë me regjistrimin.

Çani:Regjistrimi, ne jemi vetë të interesuar, regjistrimi është bërë që në kohën e Zogut?

Lame:Ëëëhh e kuptoni tani?

Çani:Ekzistojnë regjistrimet, janë në kadastër, nuk i zhduk dokumentet kadastra?

Lame:Ja e dëgjon?

Çani:Po jepi përgjigje o burrë mos e neglizho!

Lame:Po bën folklor, kemi letrat e Zogut, po rri me letrat e Zogut pra ca të them? Çani më duket se? jo, jo?

Çani:Po do ikë Bollano, do rrimë bashkë, ore zotëri me ler ta menaxhoj emisionin se kemi kohë!

Lame:Po ke gjithë të drejtën ta menaxhosh.

Çani:Po pse më bën presion kështu pra?

Lame:Nuk po të bëj presion.

Çani:Lerë të flasë tjetri do kesh gjithë kohën tënde për ta diskutuar me Curin.

Lame:Po kur e kemi këtë kohë?

Çani:Puna ime! Ti ç?ke? Ke ndonjë nxitim? Rri i qetë o burrë, aman të keqen, më vë dhe mua në siklet. Do japë mendimin e tij ai. Ore Lame po çështë kjo punë?!

Lame: Njerëzit ...

Recommended