Kastraveca të mbushura me krem djathi dhe domate nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Kastraveca të mbushura me krem djathi dhe domate
Përbërësit:
2 kastraveca
160 gr krem djathi ( ose gjizë)
2 lugë çaji fara luledielli
6 domate qershi
kripë dhe piper të zi
borzilok
Përgatitja:
Lajmë dhe presim kastravecat horizontalisht pastrojmë atë nga farat dhe formojnë haptazi duke I dhënë formën e një varke. Vendosim farat në tigan pa yndyrë dhe kaurdisim farat e lule diellit deri sat ë zverdhen pak. Domatet I presim në katërsh dhe I pastrojmë ato nga farat dhe I presim në kubikë shumë të vegjël. Në tasin me krem djathi dhe gjizë pa kripë shtojmë domatet në kubikë dhe domatet I përziejmë duke shtuar 1 lugë gjelle vaj ulliri, farat e lulediellit, kripë dhe piper të zi si dhe borzilok të copëtuar, I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe vendosim tasin në frigorifer. Pas 30-40 minutash servirim kastravecat duke I shijuar të freskëta.

Recommended