Veteflijohen nene e bije ne Tirane | Lajme - News

  • 4 years ago
Zjarrfikësit që hynë të parët në shtëpinë e Zhaneta Josifit, hasën me një skenë makabër.

Trupi i 56-vjeçares, ishte pa shenja jete në një nga dhomat e banesës në katin e tretë të një pallati në lagjen Kombinat të Tiranës.

Diku më tej, shtrohej vajza e saj, Blerta Josifi ende e gjallë, por në gjendje të rëndë.

Por tragjedia nuk mbaronte me kaq. Në dhomën tjetër ata kanë parë një trup tjetër të pajetë dhe të dekompozuar, i lyer me disa vajra që fillimisht ka shkaktuar habi.

Më vonë ekspertët e policisë arritën në përfundimin se trupi i dekompozuar ishte ai i Anisa Josifi, vajzës tjetër të Zhanetës, e cila dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa muajsh.

Nga kontaktet me familjarët, ekspertët e policisë kanë kuptuar se Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj ishin pjesë e sektit të Dëshmitarëve të Jehovait.

Shkaqet e vdekjes mbeten ende për t?u konfirmuar, por ekspertët e policisë deri më tani mendojnë se kemi të bëjmë me një vetëflijim të 56-vjeçares dhe vajzave të saj, të cilat nuk konsumonin ushqim.

Policia ishte njoftuar nga daja i dy vajzave, i cili tha se e motra dhe mbesat nuk i hapnin telefonin. Zjarrfikësit janë futur nga dritarja e banjos brenda banesës për të hapur derën.

Një burim policor i tha televizionit Klan se Anisa Josifi ka vdekur 4-5 muaj më parë, por trupi është mbajtur aty, duke predikuar rite fetare me shpresën se do të ringjallej.

Sipas Drejtorit të Policisë Tiranë, Rebani Jaupi, janë gjetur edhe shkrime të shumta fetare.

Daja i vajzave ka dhënë dëshmi në polici dhe është shprehur që sa herë shkonte te banesa, mbesa dhe motra i justifikoheshin gjithmonë se Anisa flinte gjumë, ndërkohë që ajo kishte vdekur.

Banorët e zonës tregojnë se 3 gratë prej muajsh nuk dilnin nga banesa, aq sa ata lajmëruan policinë 3 javë më parë.

Ndërkohë Blerta Josifi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës. Ajo është e vetmja që mund të shpjegojë për policinë shkakun dhe llojin e riteve fetare që po ndiqnin.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended