Brenda shtëpisë horror në Kombinat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të afërm dhe familjarë të familjes Josifi kanë nisur mengjesin e kësaj të hënë nxjerrjen e mobiljeve dhe sendeve të tjera personale të nënës dhe dy vajzave të saj.
Familjarët nuk kanë lejuar mediat që të futen brenda në shtëpinë e familjes në Kombinat.
Të vetmet që nuk kanë mundur të marrin nga banesa janë shenimet dhe librat fetare që u gjeten në shtëpi e që janë pjesë e hetimit.
Po ashtu, eshte bere dezinfektimi i baneses se familjes Josifi si dhe i gjithe ambjenteve te pallatit ne Kombinat.
Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi u gjetën pa jetë brenda në hyrjen e një pallati.
Ato ishin vetëfjijuar në emër të ?Ringjalljes?.
Sipas hetuesve, familja Josifi ishte pjesë e një organizate fetare që duket se i ka shtyre drejt ndërmarrjes së këtij akti ekstrem.
Vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi u dërgua në gjëndje të rëndë në spital e më pas u dërgua në spitalin psikiatrik.
Zhaneta Josifi 56 vjec dhe Anisa Josifi u varrosën ditën e shtunë në Permet në vendlindje.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Recommended