Ora News - Qytetarët shprehin interes për testet serologjike, por pak janë të informuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Jo të gjithë qytetarët kanë informacion për testet serologjike dhe se për çfarë kryehen ato. Ndërkohë të informuarit shprehin dhe interes për kryerjen e kësaj analize, megjithëse i frikson edhe çmimi që mund të ketë.

Çdo qytetar tashmë ka mundësi të kryejë analizat serologjike për të kryer testet serologjike për të parë nëse ka qenë bartës i koronavirusit, apo jo.

Por pavarësisht bujës së madhe në media, duket se qytetarët nuk janë të qartë ende se për çfarë shërbejnë testet serologjike.

?Nuk e di.?

?Në të ardhmen, të shoh.?

Por interes shprehin ata që kanë informacion për këtë lloj analize duke deklaruar se do e kryejnë për të parë nëse ka qenë i prekur më parë me koronavirus.

?Pse mos ta bëj?!?

?Patjetër, ta di se çfarë gjendje shëdetësore kam.?

?Kur të kemi mundësi ekonomike do ta bëjmë.?

Analizat serologjike janë analiza të cilat kryehen për të matur nivelin e antitrupave anti-covid në gjak.

Është një test i cili tregon nëse qytetarët janë prekur apo jo nga koronavirusi.

Kjo lloj analize do të përdoret për të bërë një vazhdim të gjendjes andemike që ka kaluar vendi ynë, dhe për të përcaktuar ata qytetarët që kanë krijuar antitrupa për të luftuar koronavirusin.

Do të jetë agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore ajo që do të miratojë testet që do të kryehen për qytetarët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qytetaret-shprehin-interes-per-testet-serologjike-por-pak-jane-te-informuar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended