Murrizi flet me “nëse” për ndryshimet kushtetuese, lë të hapur mundësinë e votimit të 5 qershorit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Mbledhja e Këshillit Politik mes përfaqësuesve socialistë dhe të opozitës parlamentare nuk zgjati shumë dhe duket se më tepër kanë folur teknicientët.


Myslim Murrizi teksa la Pallatin e Kongreseve tha se ekspertët thanë se ndryshimet kushtetuese, nëse kalojnë në Kuvend me 30 korrik, nuk prekin marrëveshjen e 5 qershorit.


Murrizi: Nuk patëm debate se nuk kemi me kë debatojmë aty, teknicienët u shprehën për çfarë i pyetëm dje dhe pardje. Ekspertët thanë se edhe nëse në datë 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e famshme e 1 qershorit, ditë feste. Nuk shoh arsye se pse nuk vinë për të adresuar cfarë kanë që të na mbushin mendjen dhe ne opozitës në parlament, mbase mbështesim versionin e tyre.


Edhe pse një ditë më parë në marrëveshjen politike të firmosur me PS deklaroi se Grupi i tij parlamentar Demokrat nuk do ta votojë marrëveshjen e 5 qershorit, Murrizi la të nënkuptohet se ky qëndrim mund të ndryshojë deri nesër kur do të votohet në Kuvend.


Murrizi: Grupi jonë parlamentar për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë dje që nuk e voton. Por do të ndryshojmë mendje nëse do të na e mbushin mendjen për ndryshimet në kodin penal, në kodin zgjedhor, në kodin e procedurës penale. Shitblerja e votës nuk frenohet në kod zgjedhor, marrja e kartës nuk frenohet në kod zgjedhor. Duhen një sërë ndërhyrjesh për të implementuar edhe ndryshimet kushtetuese nëse do të votohen me 30 korrik, hajde të bisedojmë. Vëllezër janë bashkë, po ti shihni gjithë darkave janë bashkë vetëm gjumi i ndan.


I pyetur nëse hapja e listave deformon sistemin zgjedhor, ai pati këtë përgjigje.


Murrizi: E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri jo sistemin zgjedhor është 21 prilli 2008 që shqiptarëve u është mohuar e drejta te të zgjedhurit me votë. Çdo sistem tjetër përveç atij që është në fuqi prej tre palë zgjedhjesh e rregullon demokracinë, bën funksionale votën dhe perfeksionon aq sa mundet sistemin zgjedhor në Shqipëri.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/murrizi-flet-me-nese-per-ndryshimet-kushtetuese-per-votimin-e-5-qershorit-pret-ti-mbushe-mendjen-opozita/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended