Top News - Gjermania, Ballkani/ Zgjatet leja për punëtorët emigrantë?

  • 4 years ago
Leja speciale për punëtorët emigrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjatet.


Sipas një projektligji të Ministrisë Federale të Punës e ashtuquajtura Rregullore për Ballkanin Perëndimor pritet të zgjatet deri në vitin 2023. Në këtë mënyrë qytetarët e Shqipërisë, të Bosnje-Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, të Serbisë dhe të Kosovës do të kenë të drejtën të shkojnë në Gjermani pavarësisht kualifikimit formal për punësim. Çdo vit nga ky ligj mund të përfitojnë deri në 25,000 vetë.

Qytetarët e këtyre vende kanë pasur të drejtë të merrnin vizë pune në Gjermani që nga janari i vitit 2016 ? madje edhe pa njohuri të gjermanishtes dhe pa kualifikim profesional. Kusht është që aplikanti duhet të paraqesë kontratën e punës dhe miratimin nga Agjencia Federale e Punësimit, thotë DW. Sipas një studimi të Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimit Profesional 58 përqind e fuqisë punëtore nga Ballkani Perëndimor janë punësuar si specialistë ose ekspertë, kryesisht në industrinë e ndërtimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#Immigrants#TopChannel

Recommended