Lami: Listat e hapura nuk e bëjnë as më të fortë e as më të dobët Ramën, nuk është problem sistemi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Në një intervistë për Ora News, pedagogu Roland Lami tha se listat e hapura nuk e bëjnë më të fortë apo të dobët Ramën.

Për Lamin ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen në kohë pandemie dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Lami: Ne kemi pasur më parë sistemi që lejonin që të kishim individë të fortë, por nuk është se na kanë shkëlqyer apo zëri i tyre kundërshtues ka qenë kundër liderit. Nuk mjafton vetëm një element teknik që të ndryshojë një sjellje që e shohim kudo. Ne kemi një autoritarizëm që është kthyer në sistem dhe do të duhet shumë kohë që të ndryshohet. Për mu listat e hapura, nuk e bëjnë as më të fortë dhe as më të dobët Ramën.

Ndryshimet kushtetuese po bëhen me pak debat publik në lidhje me nevojën e një ndryshimi zgjedhor të tillë. Parimisht ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen në kohë pandemie dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu nuk mund të bëhen pa një opinion nga Komisioni i Venecias. Nuk do të dojë që kjo gjë të ndodhte në 30 korrik.

Lami u shpreh se çdo marrëveshje jashtë këshillit politik e prish marrëveshjen e 5 qershorit.

Lami: Besoj se nëse kjo gjë ndodh, do të prishet marrëveshja e 5 qershorit. Nëse Rama ka kaluar nga parlamenti deri te Këshilli Politik, indirekt ja legjitimuar vlerën e këtij këshilli, do të thotë se është një detyrim i vendosur nga ndërkombëtarët, që e kanë ndërtuar atë duke garantuar prezencën e opozitë jashtëparlamentare. Çdo marrëveshje që kalon jashtë këshillit politik lë të kuptohet se nuk përfshihet opozita jashtë parlamenti dhe në këtë kuptim çfarë vlere do të kishte kjo marrëveshje.

Ndërsa referuar sistemit me lista te hapura, Lami tha se ligjërisht partitë do të mund të bëjnë koalicione, por praktikisht do ta kenë të pamundur.

Lami: Nëse vendoset sistemi me listat e hapura dhe partive u jepet mundësia që vetë partitë të vendosin nëse duan të kenë koalicione apo jo, ligjërisht ato do ta kenë të drejtën, por realisht do ta kenë të pamundur që t?i formojnë sepse do të përfshihen në këtë listë një numër shumë i madh deputetët duke e bërë fletën e votimit me shumë faqe. Kjo do të vështirësonte leximin dhe do të krijonte vështirësi në orientimin e votuesit. Nëse mbahet kjo formulë partitë mund të bien dakord që të kenë një numër proporcional të deputetëve.




Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lami-listat-e-hapura-nuk-e-bejne-as-me-te-forte-e-as-me-te-dobet-ramen-nuk-eshte-problem-sistemi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended