Ora News - Budina kërkon leje nga Rama për një shfaqje në truallin e Teatrit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një shfaqje mbi gërmadhat e Teatrit Kombëtar. Kjo ide kërkohet të realizohet nga regjisori, Edmond Budina. Ai i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur, ku i kërkon leje për të dhënë një shfaqjë në traullin që tashmë është shesh ndërtimi. Së bashku me kërkesën, Budina fton edhe Kryeministrin të shohë shfaqjen e tij. Megjithatë Budina është i ndërgjegjshëm se nuk do të marrë një përgjigje pozitive, ndaj kërkesën ia drejton kujtdo që ka mundësi të vërë në dispozicion një hapësirë për shfaqen e përgatitur prej tij.

Ndryshe nga herët e tjera ku shfaqja e tij për mediat ka qenë për padinë e radhës të depozituar në SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar, dalja e sotme e regjisorit dhe aktorit, Edmond Budina kishte tjetër qëllim, të bëri art.

?Ju kërkoj të më lejoni të jap një shfaqje në truallin e teatrit Kombëtar që për qytetarët ka qenë konsideruar përherë një hapësirë lirie?.

Kërkesën ja drejtoi kryeministrit Rama, duke i dhënë edhe garancitë.

?Ju siguroj se nuk do të ketë eksploziv, molotov, armë por vetëm art. Shfaqja do të jetë konform rregullave dhe protokollit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë për Covid?.

Kërkesën për leje e shoqëroi dhe me një ftesë për të parin e qeverisë.

?I kam bërë një kërkesë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pasi ai më uroi shërim të shpejtë, unë u shërova, nuk e di nëse kam qenë i sëmurë. Dua ti përgjigjem me art. Si qytetar që nuk e dëshiron dhunë dhe do të shmangë përplasjen me forcat paramilitare, të tillë i konsideroj të gjithë ata që veshin uniformën e policisë pa numër identifikimi, ju kërkoj atë hapësirë publike të lirë me qëllim që të bëhet art. Nëse është në rutinën tuaj të kontrolloni më parë tekstin, konceptin regjisorial jam i gatshëm t?ua vë në dispozicion. Nuk hezitoj t?ju ftoj të merrni pjesë në shfaqje?.

Në rast të një përgjigje negative, ai tha se do të kërkojë një hapësirë tjetër të lirë.

?Nëse kryeministri dhe kryetari i bashkisë Tiranë e kanë zaktuar këtë vend do të kërkoj një vend të lirë në këtë vend të jap shfaqjen?.

I pyetur se pse këtë kërkesë nuk ja drejtoi Veliajt, tashmë që teatri është nën juridiksionin e Bashkisë, regjisori dha këtë përgjigje.

?Nuk e pashë të arsyeshme t?ja bëj këtë kërkesë Veliajt se pronari i Shqipërisë është kryeministri që i ndan tokat si do ai. Për më tepër kryetari i bashkisë ishte dora që shembi teatrin direkt, me kriminelë nuk dua të merrem. Ata që kanë shembur teatrin kanë bërë krim dhe nuk merrem me kriminelët. Ramës mund ti çoj dhe një kërkesë zyrtare. Por sot shkresat nuk funksinojnë, qëndrojnë në sirtare. E pashë si më erdhi shkresa për Covid. Këta çdo gjë e zgjidhin përmes facebook. Shumë pak shkresa shoh, dhe marrëveshjet i kanë pa shkresa. Por nëse e duan një shkresë mund ta çojë?.

Shfaqja me titull ?Profeti i kokoshkave? i shkruar nga regjisori Edmond Budina, sjell një personazh për publikun, i cili paraqet realitetin e Shqipërisë në këto kohë covidiane, por ndërkohë që çdo gjë është gati, shfaqjes...

Recommended