Ora News - Opozita kundër ndarjes së Shqipërisë në 4 rajone: Ligji antikushtetues

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, që e ndan Shqipërinë në 4 rajone, është kundërshtuar nga opozita e bashkuar. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, deklaruan se ligji është antikushtetues dhe qëllimi Ramës është elektoral dhe kërkon të marr kompetencat e pushtetit vendor.

Opozita ka kundërshtuar ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, i cili e ndan Shqipërinë në 4 rajone.

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, thotë se me ketë ndarje në shkelje të Kushtetutës, Edi Rama merr çdo pushtet në duart e tij, duke nisur nga fondet e BE-së të cilat centralizohen në një dorë ndërsa pushteti lokal dobësohet.

Çupi: Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, eektoral dhe financiar.Ligji i miratuar pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve.

Ndërsa nënkryetyari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se qeveria në mënyrë dëshpëruese po shtrembëron ligjet në fuqi për të rrëmbyer çtë mundet lidhur me pronën publike.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/opozita-kunder-ndarjes-se-shqiperise-ne-4-rajone-ligji-antikushtetues-dobeson-pushtetin-lokal/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended