Një “shtëpi” e re për barnat/ Rama: Kemi ulur çmimin e medikamenteve - Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore tashmë është përafruar me standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë inaugurimit të godinës së re, kryeministri Edi Rama tha se që nga viti 2014 është punuar për rritjen e cilësisë së medikamenteve dhe uljen e çmimeve të tyre.


?EDI RAMA
KRYEMINISTER

Ne kemi vendosur disa piketa duke e ngjashmëruar atë me agjencinë amerikane të medikamenteve. Kemi ulur me 30% cmimin e barnave sepse deri dje pa kontroll, në një rrumpallë të vërtetë që se merrje vesh cfarë pije, e cfarë të sheronte. Në total jane mbi 8 mln euro te kursyera.?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndër të tjera sqaroi se shërbimi farmaceutik është reformuar. Sipas saj, 30 mln dollar në vit është vlera për barnat e rimbursueshme.



?OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE



Ky investim vendos një standard te munguar. Sot barnat qe qarkullojnë në Republiken e Shqipërisë kushtojnë aq sa kushtojnë në vendin e origjinës. Duke rritur buxhetin për shëndetësinë, duke ulur çmimet e barnave pa prekur cilësinë e tyre ne siguruam mbulim me barnat esenciale për të gjithë shërbimin spitalor ne vend dhe rritëm me 30 mln dollar financimin për rimburismin e barnave për të sëmurët kronikë.?



Autoritetet premtuan se po punohet edhe për regjistrimin online të dosjes së barnave.

Recommended